Rreth nesh!

Mirë se vini në Azizaj Finance Studio.

Ekspertë në kontabilitet prej 15 vitesh. Partneri juaj i besuar në menaxhimin financiar dhe kontabilitetin profesional. 

Kush jemi ne

Azizaj Finance Studio është një zyrë profesionale kontabiliteti me 15 vite eksperiencë, që ofron shërbime të specializuara për biznese të vogla dhe të mesme. Kemi punuar me qindra klientë, vendas dhe të huaj, duke ndërtuar një reputacion të fortë për saktësi dhe besueshmëri.

Misioni ynë

Misioni ynë është të ndihmojmë bizneset të rriten dhe të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme, duke ofruar shërbime të sakta kontabiliteti dhe mbështetje financiare që krijon besim dhe siguri.

Çfarë bëjmë ne

Procesi ynë 6-D

Në Azizaj Finance Studio ndjekim një proces të strukturuar në gjashtë hapa, që siguron shërbime cilësore dhe rezultate të besueshme për biznesin tuaj:
01.

Zbulojmë

Analizojmë situatën tuaj financiare, sfidat dhe qëllimet e biznesit për të kuptuar thellësisht nevojat tuaja.

02.

Përcaktojmë

Hartojmë së bashku planin e punës, duke përcaktuar nevojat kontabël dhe tatimore specifike për ju.

03.

Projektim

Krijojmë një sistem të personalizuar pune, i përshtatur me industrinë dhe mënyrën tuaj të funksionimit.

04.

Zhvillojmë

Zbatojmë sistemin kontabël, përgatisim dokumentacionin dhe sigurojmë saktësi dhe përditësim në çdo proces.

05.

Vendosim në funksion

Fillojmë shërbimin e përditshëm, duke monitoruar dhe komunikuar me ju për çdo nevojë që lind.

06.

Dorëzojmë

Ofrojmë raporte financiare të qarta, deklarata tatimore dhe këshilla strategjike për të ndihmuar biznesin tuaj të ecë përpara me siguri.

Çfarë na bën të veçantë?

Eksperienca jonë na ndihmon të sigurojmë zgjidhje të qarta dhe të besueshme, duke qëndruar gjithmonë pranë jush gjatë çdo faze të bashkëpunimit.

Po, patjetër. Madje na pëlqen të ndihmojmë që nga hapat e parë – të kuptosh si funksionojnë taksat, kontabiliteti dhe çfarë të duhet ligjërisht për të filluar drejt.

Ne ofrojmë edhe konsulencë, përgatitje dokumentacioni, deklarime tatimore, këshillim për ristrukturim biznesi, etj. Në varësi të kërkesës dhe natyrës së biznesit tuaj.

Varet nga biznesi. Zakonisht bëhen deklarime mujore për TVSH, sigurime shoqërore dhe tatim në burim, ndërsa deklaratat vjetore janë për bilancet apo tatimin mbi të ardhurat.

Fillimisht vetëm bazat: NIPT-i i biznesit, kontrata qiraje (nëse ka), informacione mbi aktivitetin dhe llogaritë bankare. Më pas i marrim hapat bashkë, pa stres.

Çmimi përshtatet sipas volumit të punës. Bizneset më të vogla kanë tarifa më të ulëta. Ne ofrojmë një vlerësim  pa surpriza në fund.

Some Numbers

1
Satisfied Clients
100
Projects Completed
1
Accolades Earned
1 K+
Lines of Code

A dëshironi të nisni një bashkëpunim me ne?

Jemi këtu për t’ju ndihmuar të organizoni financat dhe të fokusoheni te rritja e biznesit tuaj. Na kontaktoni dhe të flasim më shumë për nevojat tuaja.